INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TUNA bën premtimin publik për djalin e Shpat Kasapit: Nëse një ditë do…

TUNA bën premtimin publik për djalin e Shpat Kasapit: Nëse një ditë do…

Publikuar më: 10:33 03-12-2025

Këngëtarja Altuna Sejdiu e njohur me emrin e artit Tuna ka mbajtur një fjalim emocional në përkujtimoren e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë javë e kaluar si pasojë e arrestit kardiak.

Gjatë fjalës së saj, Tuna u rikthye në kujtimet e fëmijërisë dhe rrugëtimit të tyre artistik.

“Unë dhe ti Shpat ecëm nëpër shumë rrugë bashkë, ishim shokë klase ishim fëmijë të bekuar me prindër që na mbështetën në ëndrrat tona për muzikën ishim adoleshentë që provuam barrën e popullaritetit para se ta kuptonim çfarë do të thoshte ajo, ishim dy të rinj që në betejat nga Shkupi të depërtonin në Prishtinë, Tiranë e kudo që ka shqiptarë dhe ia dolëm Shpat”, u shpreh ajo.

Tuna theksoi se Shpati arriti të lërë pas një trashëgimi të çmuar muzikore:

“Ti ia dole… kënga jote jehon në çdo qytet, në çdo shtëpi, në çdo zemër ku flitet shqip. Le muzikën që do të mbajë emrin tënd të gjallë përherë, le buzëqeshjen tënde… porosinë se të jesh i mirë, i pastër, i qetë, i dashur, është vlerë e njerëzimit.”

Artistja ndau dhe një premtim të ndjerë për djalin 3-vjeçar të Shpat Kasapit, Roelin:

“Shpat Kasapi miku ynë ti ishe dhe do të jesh pjesë e një brezi të artë, do të vijnë emrat e tjerë do të krijohen këngë të tjera por vendi yt drita jote nuk do të zëvendësohet dhe nëse një ditë Roeli vendos të ngjitet në skenë unë do të jem aty të premtoj do ta mbështes ashtu si dikur që ne mbështetëm njëri tjetrin ky është premtimi im për ty”, tha Tuna.Nëna e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, foli sot për ndarjen nga jeta të djalit të saj, i cili ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 40-vjeçare si pasojë e arretsit kardiak.

“Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin, me lutjet e mia më të fuqishme që të më ruajë fëmijët e tjerë, dritat e syve: Albinin, Jehonën, nipërit, mbesat, Roelin dhe Selvijen, që do më mbajnë të gjallë nëse jam në jetë tutje. Le të prehet në lulet e xhenetit”, u shpreh ajo mes lotësh.

Gjylysmere Kasapi: Faleminderit zotëri Izet Mexhiti, miku im, që organizove këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, gjysmës së shpirtit tim, Shpatit. Sot do thoni pse nuk jam në gjendje të flas. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. Dhe e dinë të gjitha nënat që e kanë humbur fëmijën e vet. Po në një aspekt tjetër jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë që nuk është vetëm i imi, Shpati paska qenë i të gjithë juve. Ju e paskeni dasht Shpatin të gjitë dhe unë nuk e kam ditë që ju e paskeni dasht kaq shumë. Ju falënderoj të gjithëve, le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin, me lutjet e mia më të fuqishme që të më ruajë fëmijët e tjerë, dritat e syve: Albinin, Jehonën, nipërit, mbesat, Roelin dhe Selvijen, që do më mbajnë të gjallë nëse jam në jetë tutje. Le të prehet në lulet e xhenetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783