INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje? Pas ndarjes nga MOZZIK, LOREDANA publikon foton romantike me mashkullin misterioz! [FOTO]

Në një lidhje? Pas ndarjes nga MOZZIK, LOREDANA publikon foton romantike me mashkullin misterioz! [FOTO]

Publikuar më: 18:30 20-01-2020

Ajo është një prej repereve më në zë të momentit kjo jo vetëm për shkak të karrierës muzikore, por edhe për shkak të jetës së saj personale e cila vazhdon të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja i shtoi edhe më shumë thashethemet rreth saj, pasi u shfaq në Paris me producentin muzikor Macloud në disa foto që të linin të kuptoje se mes tyre kishte diçka më tepër se miqësi. Këto foto ajo i publikoi menjëherë pasi Mozzik e quajti gënjeshtare dhe e quajti shkaktare për ndarjen.

Ndërkaq ajo ka publikuar edhe një tjetër foto këtë herë duke mbështetur kokën tek kraharori i një mashkulli, të cilin në fakt e ka zbuluar shumë pak në foto, por fansat mendojnë se është pikërisht producenti i saj.

Ajo e ka shoqëruar foton me një gjysmë hëne ndërsa vetë duket e lumtur dhe e qetë pranë mashkullit misterioz.

kingl.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223