INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tregoi dhe unazën! Udhëtuan për në qytetin e DASHURISË, zbulohet kush është mashkulli misterioz në krah të Loredanës! [FOTO]

Tregoi dhe unazën! Udhëtuan për në qytetin e DASHURISË, zbulohet kush është mashkulli misterioz në krah të Loredanës! [FOTO]

Publikuar më: 17:36 17-01-2020

Që prej ditës së djeshme të gjitha mediat online janë duke aluduar për një lidhje të re të Loredanës pas fotove misterioze që ajo postoi në instagramin e saj. Në këto foto reperja tregonte dorën e saj që shtrëngonte dorën e një mashkulli, ndërsa rrëfente se ishte nisur për në Paris.

Fillimisht u aludua se Loredana ishte së bashku me producentin muzikor Macloud duke qenë se ky i fundit ndodhet gjithashtu në Paris, por tani nuk ka më asnjë dyshim. Loredana ka postuar një foto me personin në fjalë rrugëve të Parisit duke na treguar kështu identitetin e mashkullit misterioz që e shoqëron në këtë udhëtim.

Deri tani ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë dhe nuk e dimë nëse në Paris janë për punë apo për pushime. Megjithatë dyshimet për një lidhje mes tyre lindën pak javë më parë, menjëherë pasi u shuan dyshimet për një lidhje të Loredanës me reperin gjerman Bonez.

Thashethemet për lidhje mes tyre u shuan po aq shpejt sa u përhapën, kjo pasi u përhapën zërat për një lidhje të saj me Macloud.

erks.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021820068359375