INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Luftë" edhe në muzikë! Pasi u tha se Tayna dhe Mozzik e mposhtën në klasifikimet gjermane, reagon LOREDANA: Shhhtt…[FOTO]

Publikuar më: 21:39 23-01-2020

Ditën e djeshme u hodh në treg bashkëpunimi muzikor i dy reperëve të suksesshëm shqiparë, Mozzik dhe Tayna. Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe që në minutat e para bëri namin me klikime. Pa kaluar 24 orë nga publikimi “Edhe ti” ka kaluar 2 milionë klikime duke thyer rekord dhe tashmë është dëgjuar mbi 2.6 milion herë.

Por jo vetëm në Shqipëri, kënga ka thyer rekord edhe në Gjermani. Ajo renditet e para në listën e këngëve trend në këtë vend, duke lënë pas Loredanën, e cila renditet në vendin e 32.

Në kategorinë e videos muzikore më të klikuar të ditës, Mozzik dhe Tayna renditen në vendin e dytë, ndërsa Loredana në vendin e tretë.

Mirëpo kënga e Loredanës “Kein Wort” zë vendin e parë në Spotify dhe këtë e ka treguar reperja në instastory si një reagim ndaj lajmeve “Mozzik dhe Tayna mposhtin Loredanën” pasi ka vendosur dhe një emoji që nënkupton “pusho”.

 

korret.png

Article Logic
Execution time: 0.0046570301055908