INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në filmin e ri, Ezeli do ketë në krah moderatoren shqiptare? Zbuloni çfarë shkruajnë mediat TURKE!

Në filmin e ri, Ezeli do ketë në krah moderatoren shqiptare? Zbuloni çfarë shkruajnë mediat TURKE!

Publikuar më: 20:31 23-01-2020

Së fundmi pjesë e mediave turke është bërë aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj. Ajo po luan rolin e ‘Ambasadores Kulturore të Kosovës’ në Turqi, duke kontribuar në thellimin e bashkëpunimit midis aktorëve shqiptarë dhe atyre turq.

Arbnora ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishëm dhe thuhet se ka nisur edhe xhirimet për të qenë pjesë e një filmi turk.

Madje, disa media turke shkruajnë se Arbnora do të luajë rolin e partneres së Kenan Imirzaliogu, aktorit të njohur për rolin e Ezelit.

Nuk dihen më tepër informacione rreth bashkëpunimi të tyre, megjithatë në intervista të mëparshme, Arbnora ka treguar se interesimi i producentëve turq ka qenë i lartë dhe ajo është duke shyqyr disa oferta.

pashkt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273