INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lagje me Einxhel Shkira

Në një lagje me Einxhel Shkira

Publikuar më: 21:25 07-01-2016

"IN da Hood” titullohet surpriza e radhës që IN Tv ka përgatitur për ju, emisioni që do të vijë cdo të enjte mbrëma në orën 21:30.

Hip-Hop, RnB, Reggae e shumë rryma të tjera muzikore lindin pikërisht nga rruga, për të ardhur më pas në preferencat dhe së fundmi ekranet tuaja. Kjo formë arti e ka zanafillën në lagje të vogla e të varfra, por sot ka marrë përmasa botërore, duke u bërë kështu dhe një ndër rrymat e preferuara nga rinia. Është pikërisht kjo muzika që Einxhel do të prezantoj në lagjen e saj duke sjellë hite nostalgjike dhe histori që ju ndoshta ende nuk i dini, por edhe të rejat më të fundit prej muzikës apo dhe thashethemet më pikante të artistëve.E vecanta në këtë lagje do të jenë te ftuarit e saj apo “banorët" që herë pas here do të shoqërojn Einxhel. Nuk do mungojnë yjet e Hip-Hop, si dhe artistë të ndryshëm që sapo kanë filluar apo që aspirojnë të krijojnë muzikë në të ardhmen e tyre. Madje pjesë e lagjes suaj të preferuar dhe personazhe të njohur televiziv fansa të kësaj rryme ose aspak dëgjues të saj. Surpriza pafund do ketë në lagje, por për më shumë ju ftojme t’i zbuloni vetë cdo të enjte në "IN da Hood"!

Article Logic
Execution time: 0.0041420459747314