INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të dalloni personalitetin e njerëzve

Ja si të dalloni personalitetin e njerëzve

Publikuar më: 19:20 07-01-2016
Njerëzit nuk njihen dot me lehtësi. Këtë gjë e dimë, edhe pse  mundohemi  të zbulojmë karakterin e dikujt. Ndonjëherë gënjejmë veten tonë, duke shprehur siguri mbi tjetrin. Zhgënjimet  janë pjesë e jona, por le të shohim disa veprime që tregojnë një pjesë të personalitetit të personit që na intereson ta njohim më shumë.
 
1. Shtrëngimi duarve  
Shtrëngimi i forte i duarve zakonisht pasqyron një karakter të fortë dhe të sigurt, ndërsa shtrëngimi i dobët zakonisht tregon mungesë besimi. Thuhet se ky detaj tregon nëse personat janë më ekspresiv, ose të turpshëm.
 
2.Të dëgjon me vëmendje
Fakti që dikush ju kushton vëmendjen e tij, ndërkohë që ju flisni, tregon se me të vërtet ky person ka vlera. Ky veprim bën që t’ju rritet më shumë besimi ndaj këtij personi dhe ta konsideroni të veçantë.
 
3-Mënyra si sillet me stafin e restorantit
Personat  të cilët nuk sillen mirë, me kamarierin ose me dikë nga stafi i restorantit që keni shkuar, kanë shumë mundësi që të jenë të pasjellshem edhe me ju. Ajo tregon se çfarë edukate  ka edhe në jetën e përditshme.
 
4-Nëse kafshon thonjtë
Kjo nënkupton shenjë nervozizmi.Sipas një hulumtimi, janë të paaftë për t'u çlodhur plotësisht. 
 
5- Nëse mban shënime në letër
Këta persona të cilët zakonisht shkruajnë në letër, atë që po planifikojnë kanë vetbesim dhe janë të përqendruar në atë që duan të realizojnë. Nëse shkruajnë edhe ndonjë pësullë dashurie, kjo tregon se janë miqesorë dhe sentimental.
Article Logic
Execution time: 0.0038411617279053