INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Einxhel bën tatuazhin e saj të parë live në ekran!

Einxhel bën tatuazhin e saj të parë live në ekran!

Publikuar më: 17:31 26-01-2016

Që Einxhit i pëlqen të jetë ndryshe duke bërë gjëra të veçanta, këtë e dinim, por që "çmenduria" të arrinte deri këtu nuk e prisnim!

Emisioni In Life na servir çdo javë momente shumë të veçanta nga jeta, por këtë herë rubrika People IN Life, e prezantuar nga Einxhel Shkira ishte vërtet unike. Tema është tatuazhet, një formë arti gjithmonë e më e preferuar nga të rinjtë. Në këtë rubrikë të përgatitur me përkushtim, Einxhi u zhyt e tëra në këtë temë, duke dalë jashtë saj me një...tatuazh! Pikërisht ashtu, Einxhi bëri një tatuazh ndërkohë që po intervistonte tatuatorin Elton Murati, një emër i njohur në radhën e artistëve dhe personave të famshëm që kanë zgjedhur t’i bëjnë tatuazhet tek ai, artistë ku bëjnë pjesë emra si Noizy, Dafina Zeqiri, Blerim Destani apo dhe futbollisti Granit Xhaka. Kjo nuk ishte vetëm hera e parë që Einxhel bën një tattoo, por dhe hera parë që një person i njohur për publikun e ndan këtë eksperiencë, të "dhimbshme" ndoshta, me publikun e gjerë dhe zhvillon intervistën ndërkohë që ky i fundit punon mbi “telajon"e tij, lëkurën e Einxhel. Nëse jeni kuriozë të dini si ka shkuar puna, apo se cili ka qenë tatuazhi saj i parë, ndiqni videon më poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385