INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të largoni trishtimin në ditët e ftohta të dimrit

Si të largoni trishtimin në ditët e ftohta të dimrit

Publikuar më: 19:42 26-01-2016
Shumica e njerëzve kudo në botë e përjetojnë jo mirë stinën e ftohtë të dimrit, pasi i  mungon optimizmi që i karakterizon kur koha është me ngrohtë me diell.
Sipas ekspertëve, mundësia për t’u mbyllur në vetvete dhe të të krijohet një gjendje monotonie është më e madhe në stinën e dimrit. Ja disa këshilla si ta përballoni me sukses këtë situatë:
 
1. Rezervoni një takim me doktorin
Sipas terapistes, Katherine Schafler është  e nevojshme të shkoni të takoni një specialist që do ju ndihmojë të kaloni gjendjen e krijuar. Ai do ju rekomandojë vitaminën  D, e cila ndikon në përmirësimin e gjendjes psikologjike. Vendet ku mungon dielli, e marrin atë nëpërmjet medikamenteve që e përmbajnë atë.
 
2. Bëni ushtrime çdo ditë
Në çdo lloj vendi që ndodheni mundohuni të bëni ushtrime të ndryshme qoftë edhe për 10 minuta, duke e shoqëruar edhe me muzikë. Kjo do ju ndihmojë të largoni mendimet negative në këto ditë dimri.
 
3. Terapia e dritës
Shumica e njerëzve të mërzitur duhet të ndezin dritat në maksimum në shtëpitë e tyre. Terapia e dritës është një gjë aktuale, pasi mund mund të jetë efektive.
 
4. Bëni një shtëtitje
Mungesa e motivimit për të shëtitur në temperaturat e ftohta  do bëjë që ju të preferoni të qëndroni  në ambjente të mbyllura. Ekspertët këshillojnë që të bëni një xhiro sado të shkurtër, pasi do ju ndihmojë të rifreskoni mendimet dhe të harroni për një moment se jeni në “stinën  e dimrit”.
 
5. Bëjeni jetën tuaj me ngjyra
Ngjyrat e larmishme  mund të kenë një ndikim të papritur, duke sjellë humor dhe aftësi për t'u përqëndruar. Nuk është e vështirë të përzgjidhni  gjëra me ngjyra rreth vetes suaj, përfshirë këtu: dhomën tuaj.
Article Logic
Execution time: 0.0039181709289551