INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në kërkim të banorëve, rajoni italian ju ofron 700 euro në muaj

Në kërkim të banorëve, rajoni italian ju ofron 700 euro në muaj

Publikuar më: 15:01 11-09-2019

Nëse keni dëshirë të jetoni në Itali mundësia është tani e madje edhe t’ju paguajnë.

Bëhet fjalë për rajonin Molise në Itali ku autoritetet për shkak të mungesës së popullsisë kanë vendosur të tërheqin njerëzit duke bërë një ofertë goxha të majme. Ata janë gati të paguajnë 700 euro në muaj për 5 vjet vjet sigurisht nëse zgjedh të jetosh në një prej fshatrave të rajonit.

Por kujdes oferta ka disa kushte.Fshati duhet të ketë më pak se 2.000 rezidentë dhe të porsaardhurit i kërkohet të hapë një biznes.

“Nëse do të jepnim vetëm paratë, do të dukej më shumë si gjest bamirësie”, u shpreh për mediat kryetari i bashkisë së Molises, Donato Toma.

“Ne”, shton ai, “deshëm të bënim diçka më shumë. Ajo që kërkojmë është që njerëzit të investojnë këtu; mund të hapin çdo lloj aktiviteti, një furrë buke, një market, një restorant, çdo gjë. Është një mënyrë për të injektuar jetë të re në qytezat tona, shton ai, e në të njëjtën kohë për ti shtuar atyre popullatën.”

Toma sqaroi gjithashtu se çdo fshat me më pak se 2.000 banorë do të marrë 10.000 euro në muaj, fonde këto që do të shkojnë për projekte infrastrukture e aktivitetesh kulturore, dhe arsyetimi është që me shtimin e popullsisë, do të shtohen nevojat e mbase, edhe arsyet për të qëndruar.

Pizzone është fshati pilot ku pritet të aplikohet një nismë e tillë. Pikërisht në këtë zonë me 307 banorë mungojnë edhe bizneset bazë.

Nisma do të publikohet në 16 shtator dhe do të ketë 60 ditë për të marrë pjesë dhe për të vendosur nëse do të jetoni në këtë rajon.

Article Logic
Execution time: 0.003399133682251