INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti surprizon sërsh, nisin reshjet e para të dëborë në këto dy vende…

Moti surprizon sërsh, nisin reshjet e para të dëborë në këto dy vende…

Publikuar më: 09:49 09-09-2019

Çuditë e motit s’kanë fund. Gjatë fundjavës janë regjistruar reshje dëborë në alpet e Austrisë dhe parashikimet flasin se ato priten të vazhdojnë edhe këtë fillim jave. E njëjta situatë paraqitet dhe në zonat malore të Italisë.

Në Austri dëbora e parë ra në akullnajën Stubai në Tirol, ndërsa reshjet u intensifikuan gjatë fundjavës, duke bërë që shumë zona që përdoren për ski të mbulohen nga bora.
Kurse në Itali, borë ka rënë në Livigno, në veri të vendit. Sinoptikanët raportojnë se reshjet e botës janë një dukuri jo fort e zakonshme në fund të verës në lartësi të mëdha të maleve, po gjithësesi kjo nuk ndodh për herë të parë. Reshje deri mbi një meter të dëborës u regjistruan në këto zona në të njëjtën periudhë dhe vitin e shkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566