INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha kujton kryengritjen e Postibës me një paralelizëm me shtetin e sotëm

Basha kujton kryengritjen e Postibës me një paralelizëm me shtetin e sotëm

Publikuar më: 09:50 09-09-2019

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 73-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, duke bërë një paralelizëm të asaj që ka bërë Sigurimi i Shtetit në atë kohë me të veprimet e sotme të pushtetit. 

“Në 73-vjetorin e Kryengritjes madhështore të Postribës më duhet të pranoj se kjo krenari e xhelatëve fatkeqësisht ka një frymëzim shtetëror. Struktura të shtetit janë angazhuar ethshëm për restaurimin e pushtetit të bijve të nomenklaturës dhe me forcën e propagandës e të strukturave të pushtetit po kërkohet të tulasin ish-të përndjekurit politikë, po tentohet t’i getoizojnë ata në cep, jashtë jetës publike, jashtë angazhimeve civile e jashtë përpjekjeve legjitime për të marrë pjesë në pushtet e në ndërtimin e shtetit”, shkruan Basha.
Sipas tij, veprimet e pushtetit të sotëm e kthejnë Shqipërinë shumë kohë pas. “Ky restaurim kumtëzi e kthen pas Shqipërinë, e ridërgon atë në hapësirat anti-demokratike e orientale të Lindjes. Por kjo përpjekje që shkon në kundërshtim me idealet perëndimore të heronjve të Postribës dhe me aspiratën e mbarë shqiptarëve për integrim në Perëndim, nuk ka për të patur sukses”, shton ai.

Kryengritja e Postibës njihet si Lëvizja e parë anti-komuniste. Nën udhëheqjen e Prek Calit, banorët e zonës së Kelmendit do t’i bënin qëndresë forcave komuniste që ishin nisur për të nënshtruar krahinën.

Article Logic
Execution time: 0.0020937919616699