INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulimi i rrallë/ Arkeologët na prezantojnë me ''iPhone-in'' 2,137 vjeçar të varrosur pranë një vajze [FOTO]

Zbulimi i rrallë/ Arkeologët na prezantojnë me ''iPhone-in'' 2,137 vjeçar të varrosur pranë një vajze [FOTO]

Publikuar më: 10:19 09-09-2019

Arkeologët kanë zbuluar një mbetje të rrallë arkeologjike në varrin e një vajze të re, të cilën po e krahasojnë me formën e një ‘’iPhone’’.

Objekti misterioz është zbuluar në një vend që konsiderohet si Atlantisi Rus në varrin e një ‘fashionisteje’ antike të cilës arkeologët i kanë vënë nofkën ‘Natasha’.

Sipas arkeologëve ‘Natasha‘ besohet se ka jetuar gjatë periudhës Xiongnu në Mongolinë antike gjatë shekullit III para Krishtit.

Edhe pse duket si një smartphone, objekti me përmasa 18 cm i gjatë dhe 9 cm i gjerë, është në të vërtetë një shtrëngues rripi elegant, i përbërë nga gurë të çmuar dhe zbukuruar me monedha kineze “wuzhu”.

Këto monedha kanë ndihmuar shkencëtarët që të zbulojnë datën kur ka ekzistuar objekti, rreth 2,137 vjet më parë kur monedha u stampua për herë të parë.

Arkeologët të cilët kryen këtë zbulim shprehen për mediat ndërkombëtare se ky është objekti më ‘’i zgjuar’’ dhe më interesant i zbuluar deri tani në ndonjë vend varrimi.

iphonne.png

iphonei.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713