INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror në Itali, një ditë sipër pemës 9 metra të lartë, 35-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur [FOTO]

Horror në Itali, një ditë sipër pemës 9 metra të lartë, 35-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur [FOTO]

Publikuar më: 12:59 09-09-2019

Një shqiptar 35-vjeç është gjetur i varur në Itali në një pemë. Shqiptari shkruajnë mediat italiane dyshohet se është varur në natën mes të shtunës dhe të dielës, ndërsa është gjetur në pemë në park nga një qytetar pasditen e djeshme rreth orës 17:30.

35-vjeçari ishte varur midis degëve të pemës, larg nga sytë e kalimtarëve. Por një qytetar italian duke ecur me qenin e tij, vuri re diçka, pasi qeni ndaloi para pemës.

Disa minuta pas njoftimit  policia rrethoi zonën dhe bashkë me zjarrfikësen filluan punën duke prerë degët e pemës për të zbritur kufomën në tokë pas më shumë se dy orësh.

Identifikimi se viktima ishte shqiptar u bë përmes dokumenteve që 35-vjeçari kishte me vete.

Shqiptari nuk rezultonte që të kishte probleme me drejtësinë italiane, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet që e detyruan që të vetëvritej, të cilat deri tani janë mister.

itali4.PNG

itali3.PNG

itali2.PNG

itali_1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502