INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjen 3 automjete në Tiranë, ja dyshimet e para të policisë

Digjen 3 automjete në Tiranë, ja dyshimet e para të policisë

Publikuar më: 13:09 09-09-2019

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Tiranës.

Sipas policisë, ngjarja e cila dyshohet të jetë e qëllimshme ka ndodhur në rrugën ‘’Haredin Shtino’’ dhe automjeti i përket shtetasit me iniciale G.N.

Si pasojë e flakëve kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275