INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u gëzoni nga shiu! Shtatori duket se do të sjellë ''verën e dytë''

Mos u gëzoni nga shiu! Shtatori duket se do të sjellë ''verën e dytë''

Publikuar më: 15:20 11-09-2019

Shiu do të zgjasë vetëm për një ditë. Muaji shtator sipas parashikimit të sinoptikanëve do të jetë i nxehtë, duke shënuar temperatura mbi 30 gradë, të cilat kulmojnë këtë fundjavë.

Reshjet e shiut do të jenë vetëm për një ditë. Ulja e temperaturave dhe rrebeshet në gjithë vendin do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së mërkurë.

Ndërsa, fundjava do të jetë e nxehtë. Temperatura jo të zakonshme na presin në këto ditë të muajit shtator, të cilat do të kalojnë mbi 30 gradë celsius.

Sipas metereologëve edhe muaji shtator do të jetë një muaj i nxehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213