INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policët ‘nuhatën’ lëvizje të çuditshme, si u kap shqiptari me 250 mijë euro kokainë

Policët ‘nuhatën’ lëvizje të çuditshme, si u kap shqiptari me 250 mijë euro kokainë

Publikuar më: 09:34 08-09-2019

Një 33 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane pasi u kap me lëndë narkotike e llojit kokainë. Shqiptari me iniciale B.M, u kap në flagrancë nga policia në Pesaro, teksa i jepte dy doza kokainë një vendasi në këmbim të 200 eurove.

Kërkimet në makinën e tregtarit të drogës dhe më pas në shtëpinë e tij në zonën e Santa Veneranda, i çuan karabinierët të zbulojnë një bazë logjistike ku përgatiteshin dozat. Droga ishte e fshehur në një zgavër të posaçme jashtë ndërtesës.

Gjatë aksionit u kap rreth 1 kg kokainë e pastër e ndarë në pako, ndërsa u sekuestruan edhe peshore elektronike dhe lëndë për prerjen e kokainës.

Gjithashtu, policia kapi edhe një sasi prej 10 mijë eurosh që besohet të jenë të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike.

Shqiptari i arrestuar banues në Santa Veneranda, prej kohësh është vendosur atje me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, ligjërisht i papunë pavarësisht se jeton prej 15 vitesh në Itali. Sasia e sekuestruar e drogës do t’i kishte dhënë shqiptarit një shumë parash prej 250 mijë eurosh.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818