INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjekësit “e kryqëzojnë” në foton e fundit, Aurela Hoxha i habit të gjithë me veprimin e saj…[FOTO]

Ndjekësit “e kryqëzojnë” në foton e fundit, Aurela Hoxha i habit të gjithë me veprimin e saj…[FOTO]

Publikuar më: 22:37 06-12-2017

Aurela Hoxha është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme dhe më të përfolura njëkohësisht. Jo rrallë herë është bërë pjesë e sulmeve nga komentuesit e shumtë për ndërhyrjet kirurgjikale dhe së fundmi është akuzuar se ka hequr disa brinjë për të patur një bel më të hollë, por i ka mohuar kategorikisht.
Mirëpo Aurela i ka habitur të gjithë kur ka postuar një foto në të cilën gjen pak ngjashmëri me Aurelën që jemi mësuar të shohim nëpër ekrane. Konkurentja e “Dance with Me” ka pozuar me një pëlhurë të kuqe, flokë të lagur dhe grim minimal.
Ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë portreti i saj, që ndoshta për shkak të modifikimeve që i janë bërë fotos, thuajse nuk njihet. Por pas komenteve të shumta që e akuzonin modelen se nuk ngjason me Aurelën e vërtetë, modelja i ka habitur të gjithë kur ka venosur të fshijë foton nga profili i saj.

lela1.png

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385