INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndihmë për gjumashët! Zbulohet gjeni që ju ndihmon të flini më pak

Ndihmë për gjumashët! Zbulohet gjeni që ju ndihmon të flini më pak

Publikuar më: 11:41 01-09-2019

Shumë prej jush vuajnë nga pagjumësia ndërsa disa të tjerë e kanë të vështirë të ngrihen nga krevati edhe pse kanë fjetur me orë të tëra.

Dhe në ndihmë të tyre është zbuluar një gjen i cili ndihmon që të flini më pak, madje të zgjoheni dy orë më parë.

Sipas studiuesve kjo falë mutacionit të gjenit Adrb1 që është identifikuar nga studiuesit amerikanë në një familje që zakonisht fle më pak se mesatarja.

Për të arritur në këtë përfundim neurologët realizuan një sërë eksperimentesh mbi minj mbartës të një version të mutacioneve të gjeneve. Pikërisht tek minjtë ata zbuluan se brejtësit flinin mesatarisht 55 minuta më pak krahasuar me minjtë normal (ndërsa njerëzit që kanë gjenin me mutacion flenë mesatarisht dy orë më pak).

Analiza të mëparshme kanë treguar se gjeni ishte prezent në nivele të larta në një pjesë të trurit i përfshirë në funksione të tilla si frymëmarrja, lëvizja e syve dhe gjumi.

Më tej ekspertët zbuluan se neuronet normale Adrb1 në këtë pjesë të trupit ishin më aktive gjatë gjumit REM, momenti kur vihet re lëvizja e shpejtë e syve. Ndërsa neuronet Adrb1 me mutacion ishin më aktive sesa ato normale duke ndikuar tek zgjimi i hershëm.

Article Logic
Execution time: 0.0032851696014404