INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokainë dhe armë në lokalet e “Bllokut”/ Çfarë ndodhi në mes të kryeqytetit?

Kokainë dhe armë në lokalet e “Bllokut”/ Çfarë ndodhi në mes të kryeqytetit?

Publikuar më: 12:05 01-09-2019

Katër persona, njëri prej të cilëve administrator lokali janë arrestuar nga Policia gjatë operacionit të koduar “Blloku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.

Agjentët e antidrogës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë ndërmarrë operacionin, gjatë të cilit në një lokal të përshtatur për përdorim lëndësh narkotike janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë, fishekë luftarakë e një armë e ftohtë thikë.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë: O. P., 38 vjeç, per kryerjen e veprave penale ”Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim. (pronar i lokal ndodhur në zonën e ish-Bllokut), A.A., 22 vjeç, për kryerjen e veprave penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim (Administrator i një lokali në zonën e ish-Bllokut, A. Ll,, 30 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. (kamarier i lokalit) dhe E. H., 31 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” (klient i lokalit).

 

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609