INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditët e para të shtatorit nisin pa energji, ja  zonat në Tiranë që preken më shumë

Ditët e para të shtatorit nisin pa energji, ja zonat në Tiranë që preken më shumë

Publikuar më: 11:09 01-09-2019

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në kuadër të rikonstruksionit të kabinave elektrike njofton se në datat 2 dhe 3 shtator do të ketë stakim të dritave për disa orë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE, zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë në 2 shtator janë si më poshtë:

09:00-15:00
rruga “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës
rruga “Stefanaq Pollo”
rruga “Demir Zyko”

09:00- 15:30
rruga “Dervish Hatixhe”
rruga e Barrikadave, pranë shkollës “Sami Frashëri”
rruga “Mine Peza” pranë ish kafe- Flora

Ndërsa, në 3 shtator, zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike janë si më poshtë:

09:00-15:00
rruga “Dervish Hatixhe”
rruga e Barrikadave
rruga “Bardhok Biba”

16:30 -21:00
rruga e Kavajës pjesërisht, pranë Ministrisë së Emigracionit

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916