INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga ngjarja që tronditi mbrëmë Fierin: Sherri nisi mes dy familjeve në Levan! Emrat e 5 të plagosurve

Detaje nga ngjarja që tronditi mbrëmë Fierin: Sherri nisi mes dy familjeve në Levan! Emrat e 5 të plagosurve

Publikuar më: 09:42 01-09-2019

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë qytetin e Fierit, ku brenda ambjenteve të spitalit pati të shtëna me armë.

Ndërkohë, detaje të reja zbardhen nga ngjarja. Mësohet se sherri nisi mes dy familjeve Zhupa dhe Braçe në Levan, ku janë dëmtuar me sende të forta Gentian Zhupa dhe Aldo Zhupa, ndërsa Klajdi Lamaj dhe Erild Muçaj janë lenduar me mjet prerës.

Më pas të plagosurit janë transportuar për në Spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve, E.Braçe, i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, Aleksandër Zhupën, babain e Gentian Zhupa dhe Aldo Zhupa.

Mësohet se Aleksandër Zhupa është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Klajdi Lamaj dhe Erild Muçaj ndodhen në reanimacion. Ndërkohë, policia ka arrestuar E.Braçe dhe D.Braçe.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Në Levan të Fierit, gjatë një konflikti mes dy familjeve janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas G.ZH dhe D.Zh, ndërsa shtetasit K.L. dhe E.M. janë lenduar me mjet prerës.

Të plagosurit janë transportuar për në Spital, për ndihmë mjekësore. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin A.ZH.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

FNSH dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen edhe të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814