INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punime në kabina, ja zonat në Tiranë ku nuk do të ketë energji

Punime në kabina, ja zonat në Tiranë ku nuk do të ketë energji

Publikuar më: 10:21 16-08-2019

Disa zona të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike ditën e sotme për shkak të punimeve në disa kabina.

Sipas OSHEE, punimet kryhen në kuadër të realizimit të investimeve nga Drejtoria Rajonale.

Zonat dhe oraret ku do të punohet
0‪9.00-14.00

Pjesërisht zona e Institutit Bujqësor
0‪9:00-‪15:00

Pjesërisht rrugët “Siri Kodra”, “Reshit Petrela” pranë Dispancerisë, “Besim Daja”, pranë Medresesë, “Rruga Barrikadave”, “Ludovik Shllaku”, “Xhanfize Keko”, “Kujtim Laro” dhe “Sadik Petrela”
‪09:00-‪11:00

Zona Fushe Mezez pjesërisht
‪13:00-‪15:00

Rruga “Teodor Keko” pjesërisht

Article Logic
Execution time: 0.0044939517974854