INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë. Ja zonat

Ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë. Ja zonat

Publikuar më: 11:13 22-12-2017

Pa drita kryeqyteti. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton këtë mëngjes se zona e rëndësishme në Tiranë do të mbetet pa drita gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për zonën e populluar të Laprakës.
Sipas OSHEE për rreth 4 orë në Laprakë do të ndërpritet energjia për shkak të punimeve në sistem.
Njoftimi i OSHEE:
“Sot nga ora 10:00 -14:00 do të punohet në kabinën Laprakë 10 Fideri A 7 N/ST Rajonal dhe Kabina Laprakë 13 Fideri A 7 N/ST Rajonal. Zona që mbetet pa energji është zona e Laprakës”.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445