INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që të gjithë po flasin për Loredanën, Mozzik bën paralajmërimin e papritur: Kurrgjo nuk ka…[FOTO]

Ndërkohë që të gjithë po flasin për Loredanën, Mozzik bën paralajmërimin e papritur: Kurrgjo nuk ka…[FOTO]

Publikuar më: 09:34 24-09-2020

Mungoi për disa ditë në rrjetet sociale, por Loredana është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Ndoshta ishte diçka e mirëmenduar nga ajo dhe po i rezulton shumë e suksesshme, sepse ditët e fundit, këngëtarja e njohur është vendosur në epiqendrën e mediave rozë. Së fundmi ajo solli projektin e ri muzikor “Intro”. Kënga, e cila është pjesë e albumit të saj të parë “Medusa”, ishte e shoqëruar edhe me një videoklip atraktiv. Ndërkohë në paralajmërim, 24 vjeçarja theksoi se projekti paraqet atë që ka përballuar gjatë 18 muajve të fundit.

Ky album po përflitet shumë si në vendin tonë ashtu edhe në Zvicër, ndoshta prej faktin se në të do ketë shumë nga jeta e Loredanës gjatë periudhës nga ndarja me Mozzik e te skandali në Zvicër, deri në këto momente që shkruajmë.

 

Ndërkohë që të gjithë po flasin për Loredanën, edhe Mozzik nuk ka qëndruar duarkryq.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me albumin “Mozzart”, reperi ka lënë të kuptohet se surpriza më të mëdha ka rezervuar për fansat e tij, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Në një postim në Instastory, reperi: “Kurrgjo nuk ka qenë albumi, çfarë po vjen”.

mozzik_120027801_190633602473467_7088931499195117812_n-640x1138.jpg

 

Ok, u bëmë shumë kuriozë dhe mezi po presim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018210411071777