INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E gjithë Zvicra kundër saj? LOREDANA tregon 18 muajt më të vështirë të jetës: Ushtrojnë presion mbi një nënë…

E gjithë Zvicra kundër saj? LOREDANA tregon 18 muajt më të vështirë të jetës: Ushtrojnë presion mbi një nënë…

Publikuar më: 13:30 22-09-2020

Me datë 10 shtator reperja e njohur Loredana i shqetësoi të gjithë fansat e saj. Ajo çaktivizoi llogarinë në Instagram, pa dhënë asnjë sqarim. Së fundmi, Loredana është rikthyer dhe për më tepër me një lajm të madh. (Lexo ketu). 

Me datë 11 Dhjetor ajo do të publikojë albumin e saj të ri, i cili titullohet "Medusa" dhe pritet të thyejë rekorde.

Loredana ka publikuar së fundmi intron e albumit, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të tij. Reperja ka treguar se intro flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të.

Në intron e Medusas, Loredana shprehet se u bë pjesë e gjithë titujve të gazetave dhe me siguri ajo e ka fjalën për historinë e mashtrimit me çiftin zviceran që shkaktoi bujë të madhe. Reperja thotë se shteti zviceran i ka ushtruar shumë presion, pavarësisht se është një nënë beqare.

“Shtypi: “Loredana” në faqen e parë,

Ju nuk mund të bëni asgjë, por drejtoni gishtin drejt meje,

Isha gati të paguaja borxhet e tij,

Por Zvicra bën presion mbi një nënë që është vetëm

Përsëri presion mbi presion mbi presion

Ankthet më marrin frymën

Dhe përsëri ata po kërkojnë një arsye

Por ata nuk do të më thyejnë kaq shpejt”.

 

 

Ka qenë kjo një pjesë e njërës prej këngëve të albumit “Medusa”, prej të cilit nuk është zbuluar ende diçka më shumë. Duket se vëmendja që ka marrë çështja e gjyqit të Loredanës me çiftin zviceran i ka shkaktuar jo pak shqetësime reperes.

Article Logic
Execution time: 0.0040068626403809