INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me të?! U rikthye në INSTAGRAM dhe tha që s'ka mundur të flasë, Loredanës i ndodh e papritura! [FOTO]

Çfarë po ndodh me të?! U rikthye në INSTAGRAM dhe tha që s'ka mundur të flasë, Loredanës i ndodh e papritura! [FOTO]

Publikuar më: 10:39 22-09-2020

Reperja Loredana prej disa javësh u zhduk nga rrjetet sociale dhe për një farë kohe ishte aktive vetëm në instagramin e së bijës. Ajo nuk dha asnjë shpjegim dhe u largua pa lënë gjurmë, ndërsa herë pas herë postonte ndonjë foto në instagramin e Hanës.

Së fundi ajo është rikthyer sërish në instagram edhe pse i ka fshirë të gjitha fotot ajo që na ra në sy është një status në këtë rrjet social.
"Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time”, shkroi Loredana teksa ndau një video të albumit të saj të ri të titulluar “Medusa”.

Siç duket të gjithë këtë periudhë të vështirë në jetën e saj, Loredana e ka përmbledhur në një album dhe fansat janë shumë kuriozë, por duhet të presin dëri më 11 dhjetor, ndërkohë që është publikuar kënga e parë "INTRO".  Nëse fansat besnikë mezi po presin projekte të reja nga reperja e preferuar, shumë fansa të tjerë kanë vërshuar në komente negative dhe ironizuese në postimet e fundit të reperes.

Komentet janë nga më të shumtat, mirëpo shumica e tyre lidhen me Z.Petra, zviceranës për të cilën Loredana akuzohet se i ka marrë 700 mijë Euro. Fansat i kanë komentuar Loredanës që t'i kthejë lekët Petrës, disa të tjerë e pyesin nëse ajo do jetë pjesë e ndonjë projekti, madje shumë fansa shkruajnë që burimi i parave që financojnë këtë album është Z.Petra.

kinglori.PNG

 

Siç duket, shumë fansa nuk e kanë ndërmend ta lënë rehat Loredanën në lidhje me këtë rast derisa drejtësia të zbardhë të vërtetën, por me siguri reperja e ka ditur se nuk mund t'i ndalojë këto komente, duke qenë se e vetmja gjë që mund të bënte ishte t'i bllokonte ato.

kuje.PNG

 

petas.PNG

 

Përfundimi? Loredana e di shumë mirë që antireklama është reklama më e mirë, prandaj i lë të komentojnë.

eberes.PNG

 

Capture.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381