INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Je kaq i bukur”/ Mos vallë ky personazh i njohur është mashkulli misterioz i postimeve të Loredanës? [FOTO]

“Je kaq i bukur”/ Mos vallë ky personazh i njohur është mashkulli misterioz i postimeve të Loredanës? [FOTO]

Publikuar më: 14:33 13-01-2020

Loredana është një prej repereve më të përfolura të momentit kjo jo vetëm sa i takon sukseseve në muzikë, por edhe jetës së saj private. Që pas ndarjes me Mozzik, ajo është vënë në qendër të vëmendjes dhe çdo lëvizje e saj apo postim në rrjetet sociale përbën interes për publikun.

Së fundmi këngëtaren e kemi parë të postojë disa video ku ndodhet në një makinë luksoze nën shoqërinë e një mashkulli misterioz. Si fillim ajo poston një video ku të dy ekspozojnë atletet e bardha që i kanë identike, më pas një video e duarve ku shohim se mashkulli misterioz ka një unazë.

Loredana u përfol për një lidhje me reperin gjerman Bonez, pasi gjatë koncertit të tij, ajo u pa gjatë gjithë kohës pranë reperit. Megjithatë gjithçka u hodh poshtë si fillim nga Bonez e më pas edhe nga vetë Loredana. Por së fundmi shohim se këngëtarja ka shfaqur afrimitet me një tjetër personazh të njohur, producentin Macloud.

Ajo ka lënë një koment shumë të dyshimtë në një foto të tij ku i thotë në gjermanisht se është shumë i bukur, ndërsa e shoqëron komentin me disa emoji me sytë me zemra.

mcl.png

Article Logic
Execution time: 0.0037221908569336