INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori fund skandali në Zvicër?! Çfarë s’u tha për Loredanën, reagon edhe i dashuri i përfolur ZUNA! [FOTO]

Mori fund skandali në Zvicër?! Çfarë s’u tha për Loredanën, reagon edhe i dashuri i përfolur ZUNA! [FOTO]

Publikuar më: 10:36 23-09-2020

Pak kohë më parë, Loredana u bë kryefjalë e mediave pas akuzave që një çift zvicerian ngriti ndaj saj, se i ka mashtruar duke iu marrë një shumë të konsiderueshme parash. Prokuroria e Lucernit në Zvicër kishte nisur një hetim ndaj reperes nën dyshimin për mashtrim, proces që vijon aktualisht.

Petra Z dhe bashkëshorti i saj e akuzuan artisten se kishte zhvatur 700,000 franga, mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar pasi reperja ndau një fotografi, ku shihet duke përshëndetur në një video call gruan zviceriane. Krahas fotos, Loredana shkruan: “01.09.2020 ” duke nënkuptuar se kanë arritur një marrëveshje me ta.

Siç raporton Blick, Petra dhe Loredana janë parë në një hotel në Luzern të Zvicrës dhe sipas dëshmitarëve ata kanë qëndruar së bashku për rreth një orë “Loredana dhe Petra u ulën, biseduan dhe qeshën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të dyja u ulën në tarracën e Hotel Seeburg për rreth një orë.“, është shprehur dëshmitari.

6w993qhighc0.bild.jpg

 

Ky lajm duket se ka gëzuar shumë edhe Zunën, i cili e ka ripostuar foton e Loredanës në profilin e tij në Instagram, duke treguar kështu publikisht mbështetjen ndaj reperes.

Kohët e fundit ata nuk janë parë më bashkë, madje Zuna nuk e uroi shqiptaren as për ditëlindje(publikisht), por si duket ata vijojnë ende të ruajë raporte shumë të mira, teksa zërat për një romancë të mundshme i kanë mohuar.

abb.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.00490403175354