INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Pas ndarjes së pëfolur me Feron, Arbenita sapo hodhi një THUMB dhe mbase e ka për ish-in e saj, reperin: 'Më kanë përdorur ...'

Upsss! Pas ndarjes së pëfolur me Feron, Arbenita sapo hodhi një THUMB dhe mbase e ka për ish-in e saj, reperin: 'Më kanë përdorur ...'

Publikuar më: 22:29 22-09-2020

Modelja Arbenita Ismajli është një ndër emrat më të lakuar në media që prej bërjes publike të lidhjes së saj me reperin Fero.

Si “Tom dhe Xherri”, telenovela e tyre e dashurisë na vjen herë me ndarje e herë me ribashkime, por duket se gjërat s’janë aq mirë së fundmi mes çiftit.

fero-dhe-arbenita.jpg


U bë kohë që Arbenita dhe Fero s’ndiqen në Instagram, madje ky i fundit e ka çaktivizuar llogarinë e tij pa lajmëruar më parë fansat që janë bërë merak për të.

Nga ana tjetër, modelja bukuroshe nuk i kursen thumbat në rrjete sociale të cilat nëse nuk i ka me reperin, s’dimë me kë i ka tjetër.


Vetëm pak minuta më parë, Arbenita ka plasur “bombën” me foton e fundit që ka publikuar, duke lënë të kuptohet se personat pranë saj e kanë përdorur.

“Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet.”- janë fjalët që na bënë tepër kuriozë.

WhatsApp-Image-2020-09-22-at-21.40.09.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537