INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë herë ndryshe! U rikthye në INSTAGRAM, pasi ishte “zhdukur”, LOREDANA i çudit të gjithë: Doja të thoja diçka, por…[FOTO]

Këtë herë ndryshe! U rikthye në INSTAGRAM, pasi ishte “zhdukur”, LOREDANA i çudit të gjithë: Doja të thoja diçka, por…[FOTO]

Publikuar më: 12:29 21-09-2020

Reperja e njohur Loredana është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Së fundmi, ajo çaktivizoi llogarinë e saj të Instagramit, ku ndiqej nga shumë fansa.

Loredana nuk dha asnjë sqarim, duke shqetësuar publikun me zhdukjen e saj të befasishme, por lidhur me këtë u thanë shumë arsye si bojkoti ndaj saj në rrjetet sociale, skandali në Zvicër, apo edhe ndonjë projekt i ri muzikor.

Për të gjithë fansat që kanë ndjerë mungesën e saj, artistja e tyre e preferuar, Loredana është rikthyer në rrjetin social Instagram, mirëpo këtë herë ndryshe.

Të gjitha videot dhe fotot që ajo kishte postuar në llogarinë e saj në Instagram gjatë gjithë kohës, janë fshirë. I vetmi postim që ka mbetur është i muajit qershor dhe është turneu që do të mbahet në vitin 2021.

xam.png

 

Si të mos mjaftonte kjo, ajo na befasoi me shkrimin që bëri në një instastory pasi shkroi: “Doja të thoja diçka, por nuk më lejohet të them asgjë”.

LORIDNA.png

 

Për çfarë ta ketë vallë Loredana? Me siguri do e marrim vesh në ditët në vazhdim.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383