INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E çuan lidhjen në një tjetër nivel! E surprizuar nga Mark Frroku, Rudina Dembacaj tha PO [FOTO]

E çuan lidhjen në një tjetër nivel! E surprizuar nga Mark Frroku, Rudina Dembacaj tha PO [FOTO]

Publikuar më: 11:33 24-09-2020

Historitë e dashurisë mes VIP-ave janë gjithmonë në fokusin e mediave e portaleve duke qenë se jeta personale e tyre përbën një kuriozitet të madh për publikun që i ndjek.

Që prej ndarjes nga Aleksi dhe romancës së re me Mark Frrokun, Rudina ka qënë në qendër të mediave rozë. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka treguar se ajo dhe partneri i saj e kanë çuar lidhjen në një tjetër nivel.

Ish-deputeti, Mark Frroku i ka propozuar për martesë moderatores së njohur Rudina Dembacajt. Propozimi surprizë ka ndodhur gjatë pushimeve të çiftit në Kapadokia, në Turqi.

Ka qenë vetë Rudina që ka publikuar sot disa foto nga propozimi ku shfaqet me Markun, i cili i vendos unazën e në një foto tjetër e përqafon.

Rudina shfaqet shumë elegante me një fustan ngjyrë bezhë teksa gjithçka ishte organizuar me detaje nga Marku.

"I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish... As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë", shkruan Rudina krah fotove.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215