INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga arsyeja e ndarjes deri te shkuesi VIP që e prezantoi me Markun, Rudina flet TROÇ për lidhjen e re! [FOTO]

Nga arsyeja e ndarjes deri te shkuesi VIP që e prezantoi me Markun, Rudina flet TROÇ për lidhjen e re! [FOTO]

Publikuar më: 12:27 11-05-2020

Aktorja Rudina Dembacaj ka rrëfyer për herë të parë gjatë një interviste në “Why Not” se si u njoh me Mark Frokun. Ajo tha se ka qenë Visjan Ukcenaj ai që e ka njohur me të gjatë një kompeticioni.

Aty ata u takuan për herë të parë dhe aktorja tha se për momentin nuk e njohu që Marku kishte qënë deputet. Më vonë ata janë ritakuar në Tiranë dhe kanë qenë miq të mirë për një kohë të gjatë derisa më pas ndodhi shkëndija mes tyre.

“Për njohjen time me Markun, duhet t’i ble një palë këpucë të kuqë, Visjan Ukcenajt. Unë dhe Visjani prezantonim një kompeticion dhe Marku ishte një ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët doja të thoja. Mu afrua dhe u prezantuam siç u prezantuam të gjithë. Unë nuk e mbaja mend fare, nuk e kisha parë kurrë nga ekrani. Më vonë më është kujtuar që ka qenë ish-deputeti dhe i them Visjanit kush është ky? Visjani më thotë është Mark Frroku dhe i thashë ok e jeta vazhdoi po njëlloj. Në fund të kompeticionit bëmë disa foto të gjithë bashkë. Pastaj ne u ritakuam të Tiranë dhe kemi qenë miq shumë të mirë për hir të vërtetës. Njerëzit që më kishin afër e dinin shumë mirë që Markun e kisha vetëm një mik shumë të mirë. Më pas nga miqësia filloi dhe shkëndija. Kisha shumë turp që më ndodhi si shkëndije sepse unë e konsideroja si shumë mik dhe më konsideronte si shumë mikeshë. Me mua kishte konsumuar probleme familjare edhe biseda për fëmijët dhe nuk mundet të më kishte parë me një sy tjetër përveçse mikeshë. Por më vonë, kur ndodhi shkëndija ishte e dyanshme dhe unë e ndjeva që i kishte ndodhur dhe Markut. U zhduka disa kohë nga qarkullimi për shkak se u bëra konfuze nga kjo shkëndija por më pas na u desh të vazhdonim punimet për lokalin sepse bisedat për lokalin ne i kishim filluar që kur kemi qenë miq. Propozimi për lokalin më erdhi një moment kur unë Markun nuk e shihja kurrë si partner jete. Nga ana tjetër unë isha pothuajse e ndarë, akoma jo e divorcuar, por e ndarë. Më pas u riktheva, vazhduam punimet e lokalit që zgjatën rreth 8 muaj dhe ndërkohë që ne punonim nga shkëndia u bë vërtet dashuri dhe një lidhje e konsoliduar”, ka treguar Rudina.

kjajt.jpg

 

Gjithashtu ajo rrëfeu se me ish-bashkëshortin, Aleksin ruan raporte shumë të mira dhe se ata ishin ndarë para se të njihej me Mark Frrokun. Rudina shpjegoi se arsyeja se pse u nda me Aleksin ishte sepse ishte konsumimi i historisë së tyre.

“Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, sapo kam marrë makinën nga servisi i Aleksit”, shtoi Rudina.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666