INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndaloni gjithçka! Rihanna është shtatzënë dhe rrjeti është duke u çmendur më këto FOTO

Ndaloni gjithçka! Rihanna është shtatzënë dhe rrjeti është duke u çmendur më këto FOTO

Publikuar më: 12:40 01-07-2019

Rihanna është kryefjala e lajmeve rozë sot dhe e gjitha ka linduar nga disa foto që ajo ka shpërndarë në Instagram. E shfaqur me një fustan të gjatë pas trupit, ku Riri duket kaq seksi, vëmendja e gjitha ka shkuar tek duart e saj, e cila i ka vendosur tek barku duke shkaktuar shumë zhurmë.

Këngëtarja është përpjekur që të mbulojë pjesën e barkut, që ashtu si duket është pak më i madh se herët e tjera dhe kjo ka bërë që të gjithë njerëzit të mendojnë se ajo mund të jetë shtatzënë.

65498694_156590972058546_81387205077536843_n-819x1024.jpg


Nuk është hera e parë që aludohet se Rihanna është shtatzënë, madje në një interviste para disa kohësh ajo ka shprehur dëshirën për një fëmijë. Vlen të theksojmë se ajo është më e dashuruar se kurrë me miliarderin arab Hassan Jameel dhe nuk ka asnjë arsye se pse të mos ndodhë.

Kujtojmë se Rihanna dhe Hassan u fotografuan disa ditë më parë duke pushuar me njëri-tjetrin dhe me disa të afërm të miliarderit arab duke na bërë që të mendonim se gjërat mes tyre ishin bërë akoma më shumë serioze.

14483728-0-image-a-42_1559874688411-1024x615.jpg

Hmmm, mos na kujtoi pak rastin e Marina Vjollcës?

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893