INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik u lagua nga “ON Records”, po Kida? Përse i ktheu shpinën? [FOTO]

Mozzik u lagua nga “ON Records”, po Kida? Përse i ktheu shpinën? [FOTO]

Publikuar më: 16:57 11-01-2018

Askush nuk e priste që edhe dy reperat Getinjo dhe Mozzik të largoheshin nga On records.

Por ja që ndodhi dhe dy vëllezërit duket se nuk janë ndarë aspak mirë dhe këtë e vërteton edhe reagimi i ish menaxherit të tyre, Mehmet Elshani. Ai ka folur rreth kësaj dhe ka thënë se largimi i tyre ka qenë i paarsyeshëm ndaj dhe do të përballen në gjyq.  

Nga ana tjetër mikesha e Mozzik, Kida direkt pas lajmeve ka ndarë një foto me fansat me lokacion studion “On Records”, duke njoftuar publikimin së shpejti të këngës së saj më të re. Duket se Kida i ka kthyer shpinën Mozzik, pasi e ka fshirë edhe nga lista e miqve në Instagram.

Ky veprim tregon më së miri se raportet mes tyre janë krisur dhe ajo mban anën e kompanisë që menaxhon dhe atë si këngëtare, edhe pse Mozzik ende vazhdon ta ndjekë Kidën.

c96fa86b-3059-4fdf-8476-2532a8f8faac.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988