INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik tërheq me litar një kafshë të egër, fansat e kryqëzojnë në komente për mizori! [FOTO]

Mozzik tërheq me litar një kafshë të egër, fansat e kryqëzojnë në komente për mizori! [FOTO]

Publikuar më: 14:46 18-05-2017

Kjo është një kafshë shumë e pazakontë për t’u mbajtur me zinxhirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një këlysh.

Dhe këtë fakt fansat e Mozzik nuk e kanë marrë aspak mirë, edhe pse bëhej fjalë thjesht për një pozë artistike me qëllim promovimin e videoklipit apo këngës së tij të ardhshme. Reperi i njohur ka publikuar në Instagram foton ku po mban të lidhur pas vetes një këlysh ariu, i cili nuk duket shumë i lumtur për mënyrën se si po trajtohet. Menjëherë kanë reaguar fansat e tij në komente, të cilët duket se nuk e kanë vlerësuar aspak këtë gjest duke e konsideruar si mizori ndaj kafshëve. Në fund të ditës është thjesht një shfaqje, por sërish duket se ata nuk e kanë falur këtë herë Mozzikun. Komentet janë të shumta nëse kërkoni në faqen e Instagram të Mozzik, si dhe disa prej tyre janë të dukshme edhe në foton e mëposhtme.

komenteee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022010803222656