INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi ‘ON Records’ bllokuan këngën MADAM, reagojnë Mozzik,Getinjo dhe Loredana [FOTO]

Pasi ‘ON Records’ bllokuan këngën MADAM, reagojnë Mozzik,Getinjo dhe Loredana [FOTO]

Publikuar më: 16:34 20-04-2018

Para pak muajsh reperët e njohur, Mozzik dhe Getinjo kanë qenë pjesë e label-it muzikor, “ON Records”. Edhe pse kishin kontratë prej 5 vitesh, marrëdhënia e tyre me këtë kompani muzikore përfundoi më shpejt.
Pavarësisht kësaj përçarje grupi, të dyja palët gëzojnë ende sukses, madje Mozzik së fundmi ka publikuar dy këngë: “Te Amo” dhe “Madam”. Të dyja këto këngë morën një shikueshmëri mjaft të madhe në YouTube. “Madam” pa bërë ende një muaj nga publikimi arriti të kapë 7 milion klikime, por sot nëse e kërkoni nuk gjendet dhe kjo pasi “ZzapnCriss” ka bllokuar këtë këngë.
Por pas këtij veprimi reagon edhe reperi i njohur, Mozzik ku nëpërmjet disa ‘insta story’ ka shkruar “Marre ju qoftë”. Ndërkohë ka reaguar edhe Getinjo ku shkruan se nuk po i shan por nëse munden le të ndalojnë publikun që mos i dëgjojë, pas kësaj po që i jep dorën. Edhe Loredana ka bërë një postim me shkrim në gjuhën gjermane: E keqja e tyre!/intv.al/

mrena.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028879642486572