INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të zhvendoset Apartamenti 2xl në Klan? Rrëfehet aktori Albano Bodgo [VIDEO]

A do të zhvendoset Apartamenti 2xl në Klan? Rrëfehet aktori Albano Bodgo [VIDEO]

Publikuar më: 17:58 20-04-2018

 Aktori i humorit, pjesë e Apartamentit 2xl, Albano Bodgo ishte i ftuari i radhës në emisionin "Kripë dhe Piper"me Alfion dhe Indritin.

Dhe të kesh një të ftuar humorist, sigurisht që nuk mund ti shpëtosh batutave edhe gjatë gatimit. Albano tregoi se nuk është vetëm një aktor i suksesshëm, por edhe në fushën e gatimit nuk mbetet pas. Edhe pse pranon se disa receta të thjeshta mund të bëjë.

Bogdo foli rreth jetës së tij private, angazhimit si aktor dhe marrëdhënies me kolegët. Por nuk kishte se si ti shpëtonte interesit të momentit mbi thashethemet për një zhvendosje të mundshme të Apartamentit 2xl nga Vizion Plus në televizionin Klan.

Me sportivitetin që e karakterizon Albano mohoi gjithçka duke shuar zërat për largimin drejt Klan. Të paktën për momentin. Se çfarë rezervon e ardhmja mbetet për tu parë në ditët në vijim. Ndërkohë deri sa të ndodhë kjo ju merrni përgjigjen e Albanos dhe pak ëmbëlsi nga mini torta me mascarpone në videon më poshtë. 

Ndërkohë emisionin e plotë mund ta ndiqni në këtë link.......

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543