INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik dhe Getinjo në gjyq, u kërkohet shuma ekstreme si dëmshpërblim

Mozzik dhe Getinjo në gjyq, u kërkohet shuma ekstreme si dëmshpërblim

Publikuar më: 22:26 03-02-2018

Mozzik dhe Getinjo kanë ndërprerë kontratën e tyre me shtëpinë diskografike “On Records” të cilët i kanë besuar vitet më të mira të karrierës. Nëpërmjet postimeve në rrjetin social ‘'Instagram'’ ata kanë treguar se janë trajtuar si instrumente, janë shfrytëzuar, ofenduar dhe kërcënuar nga drejtuesit e tyre. Të gjitha klipet e Mozzik dhe Getinjo të cilat janë pronë e “On Records” janë fshirë nga kanali i “Youtube”.

Megjithëse nuk u dhanë shpjegime të detajuara se pse kanë marrë një vendim të tillë, vet ish-menaxheri i tyre deklaroi se ata nuk e respektuan kontratën.

Menaxheri Mehmet Elshani tha se ai dhe dy vëllezërit do të përballen në gjykatë për këtë largim të paarsyeshëm nga kompania e tij, mesa duket kjo ditw ka ardhur. “Lajmi.net” ka mësuar se tashmë labeli ka hedhur Mozzik dhe Getinjo në gjyq dhe kërkon nga ata 1.4 milionë euro dëmshpërblim të prishjes së kontratës, për investimin në ta dhe për dëmtimin e imazhit.

Gjithashtu bëhet e ditur se seanca e parë do të mbahet me 12 shkurt të këtij viti në Gjykatën Themelore.

Përpos kësaj, është mësuar se Mozzik dhe Getinjo kanë marrë ftesat për gjyq por nuk dihet akoma nëse do të jenë prezent në seancën e parë, apo jo.

Kujtojmë që dyshja në fjalë ka vite që janë bërë pjesë e “On Records” dhe se kontrata e tyre është noterizuar!

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492