INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik bën deklaratën e fortë lidhur me situatën pas Coronavirusit në vend: Dhunë…[FOTO]

Mozzik bën deklaratën e fortë lidhur me situatën pas Coronavirusit në vend: Dhunë…[FOTO]

Publikuar më: 18:34 13-03-2020

Reperi i njohur Mozzik ka bërë, së fundmi, një status në rrjetin social Facebook për fansat e tij dhe të njëjtin më pas e shpërndau edhe në Instagram. Ai e ka cilësuar si një dhunë psikike panikun e përhapur për shkak të Coronavirusit. Tutje, reperi me prejardhje nga Ferizaj shton se është mirë që të ndërmerren masa për t’u ruajtur, por që gjërat nuk varen nga ne. Mozzik i motivon fansat që të vazhdojnë të mbajnë pastërtinë dhe të jenë të kujdesshëm, teksa temën e koronavirusit e sheh më shumë si panik me interes për mediat, bizneset dhe politikën.

“Dhunë psiqike, panik të çrregulluar pashë në Facebook e gjithkund rreth virusit. Kujdesi është mirë për secilën ditë të jetës, që t’ ia dedikojmë pastërtisë së shëndetit. Edhe të mos na bëhet vonë s’bën , po të paktën panikun e dhunën ndaj mendjes ta ndalojmë! Laj duart deri sa të ndalet uji mos i hiq, ngadalë ama kurrgjë, hiç kurrgjë s’kemi në dorë''.

MOZZIK.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021388530731201