INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzikut nuk ia shëron plagët as Hana, as Loredana, as nëna! [FOTO]

Mozzikut nuk ia shëron plagët as Hana, as Loredana, as nëna! [FOTO]

Publikuar më: 15:32 02-03-2020

Reperi Mozzik është përfolur gjatë kohët e fundit pas ndarjes nga Loredana me të cilën ka edhe një vajzë.

Ata nuk e thanë asnjëherë motivin e ndarjes, por kur Loredana e preku për herë të parë këtë teme, reperit nuk i pëlqeu aspak ajo çfarë tha ish partnerja e tij dhe për këtë arsye shpërtheu duke e quajtur gënjeshtare dhe që viktimizohet përmes vajzës.

Që prej asaj deklarate Mozzik nuk e ka përmendur më Loredanën edhe pse në media është aluduar se ajo mund të jetë në një lidhje me reperin Zuna. Këngëtari duket se i është përkushtuar totalisht karrierës ku duket se gjen qetësinë shpirtërore.

Mozzik ka treguar se vetëm muzika është e aftë ti mjekojë plagët e tij. Nëpërmjet një memeje me Simpson ai tregon që është rrëzuar, ndërsa muzika është duke e mjekuar dhe shëruar plagët e tij.

Reperi sapo na tregoi se nuk ka nevojë për dikë tjetër në jetën e tij dhe se mjaftohet me pasionin për muzikën. 

humb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146