INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mohuan lidhjen, por reperi i famshëm se lë vetëm LOREDANËN, shihni çfarë ka bërë për reperen shqiptare! [FOTO]

Mohuan lidhjen, por reperi i famshëm se lë vetëm LOREDANËN, shihni çfarë ka bërë për reperen shqiptare! [FOTO]

Publikuar më: 11:35 12-03-2020

Reperi Zuna dhe Loredana janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për një lidhje mes tyre. Gjithçka nisi pas një fotoje të të dyve në avion, ku një kokë bionde që dukej si Loredana ishte mbështetur në prehërin e Zunës.

Kaq mjaftoi që të aludohej për një lidhje mes tyre të cilën as nuk e konfirmuan dhe as nuk e mohuan të paktën deri tani. Reperi Zuna vendosi të flasë para pak ditësh dhe të sqarojë njëherë e mirë të gjitha thashethemet e krijuara lidhur me të dhe Loredanën.

Përmes një statusi të gjatë në instagram ku ata të dy pozojnë bashkë, Zuna sqaroi se me Loredanën ka punuar për një kohë të gjatë dhe janë argëtuar shumë. Ata janë bashkë për biznes dhe si Loredana edhe ai janë single dhe bashkë i lidh thjesht një miqësi e fortë.

E pavarësisht shumë thashethemeve, Zuna është një ndër mbështetësit kryesorë të Loredanës. Në turin muzikor që para ndarjes ishte parashikuar të realizohej me Mozzik, Loredana nuk është vetëm, por shoqërohet nga Zuna. Ky i fundit ka publikuar një video në instastory ku ka filmuar Loredanën në koncertin e saj.

Pra, le të themi që Zuna është një ndër mbështetësit kryesorë të Loredanës tani.

concst.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031580924987793