INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi publikoi foton nga shtrati me Mozzik dhe Hanën, Loredana ka dy fjalë për të thënë: Unë nuk shes asnjë njeri… [FOTO]

Pasi publikoi foton nga shtrati me Mozzik dhe Hanën, Loredana ka dy fjalë për të thënë: Unë nuk shes asnjë njeri… [FOTO]

Publikuar më: 17:07 08-03-2020

Loredana dhe Mozzik një prej çifteve që janë përfolur më së shumti sidomos pas ndarjes. Këngëtarja e ka përmendur së fundmi reperin në një prej këngëve të saj, ndërsa tregon se nuk do ta thojë kurrë një fjalë të keqe për babain e fëmijës së saj.

Ajo që në fakt na la pa fjalë së fundmi është një foto e postuar në instagramin e Hanës, vajzës së tyre i cili menaxhohet nga Loredana. Në story ajo ka postuar një foto të vjetër ku ata të tre pozojnë nga shtrati së bashku me Hanën në një foto shumë të bukur familjare.

Kjo foto është realizuar muaj më parë kur ata ishin ende bashkë, pasi Hana është shumë më e vogël dhe ata të dy duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit. Mesa duket reperja ka dashur të tregojë edhe njëherë se ata të dy do të jenë gjithmonë prindërit e Hanës dhe gjithmonë pranë për vogëlushen.

KINGLORI.jpg

 

Në një postim të fundit në Instagram, për ata që e duan dhe e urrejnë, reperja tha se nuk kërkon aspak të fitojë simpati te të tjerët, por do të bëjë vetëm muzikë.

“Unë jam këtu për të bërë muzikë dhe jo për të fituar simpati tek njerëzit. Faleminderit të gjithëve që më përkrahin dhe të gjithëve që thjesht më urrejnë pa arsye. Në të ardhmen do të ketë vetëm këngë me humor të mirë. Ps: Unë me të vërtetë nuk shes asnjë njeri, në mënyrë që të arrij simpati tek ju, më hakoni mua sa të dëshironi, në fund në të gjithë marrim atë që e meritojmë. Unë vetëm i dua të gjithë sot”, ka shkruar ndër të tjera Loredana.

Article Logic
Execution time: 0.0040769577026367