INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e humbisni! Ermal Mamaqi tregon historinë e pathënë të Dr.Florit...[VIDEO]

Mos e humbisni! Ermal Mamaqi tregon historinë e pathënë të Dr.Florit...[VIDEO]

Publikuar më: 14:40 21-01-2018

Grupi "West Side Family" ka qenë i ftuar në emisionin Xing të moderatorit Ermal Mamaqi mbrëmjen e djeshme.

Përpos pyetjeve të intervistës për çunat e "West Side Family", Ermali nuk harroi të kujtojë kolegun dhe mikun e tij Dr. Florin, i cili nuk jeton më.

Gjatë intervistës, Mamaqi ka rrefyer një ngjarje komike në lidhje me Dr.Florin duke bërë që publiku të “meket” nga të qeshurat.

"Flori kishte qëndruar gjithë natën pa gjumë se kishin pasur koncerte dhe kishte bërë si rrallëherë fjalë me Blerinën, bashkëshorten e tij e cila i ka flokët kaçurrela.

Ishte një lokal në Bllok ku ata pinin kafe gjithmonë të dy dhe duke qenë se kishin bërë llafe, Flori shkon rreth orës 10 të mëngjesit, po mund të kishte dhe dy netë pa gjumë, rrëfen Ermali.

Shkon atje dhe sheh kaçurrelat e Blerinës, e cila ishte ulur me një djalë tjetër tek e njëjta kafe. Truri skiç, tym nga veshët, zjarr nga sytë. Ajo ishte me kurriz dhe ky i shkon në tavolinë, ulet në krah të "Blerinës" ndërsa atë djalin e kishte përballë.

I hedh dorën në qafë ‘Blerinës’ dhe i thotë djalit, gati për të bërë sherr: "Hë mo, si ke qenë? Mirë punët?'

Dhe kthehet të shohë "Blerinën", kur sheh se ishte një vajzë tjetër."-tregoi Ermal Mamaqi.

Ndiqeni rrëfimin e Ermal Mamaqit në minutën e 16-të...

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945