INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Momente tmerri në fushë, vëllai i futbollistit të Skënderbeut bie nga tribuna gjatë festimit të golit [VIDEO]

Momente tmerri në fushë, vëllai i futbollistit të Skënderbeut bie nga tribuna gjatë festimit të golit [VIDEO]

Publikuar më: 21:41 09-02-2018

Është mbyllur me fitoren e Skënderbeut supersfida e javës së 19-të, që korçarët kanë diskutuar në shtëpi ndaj Flamurtarit. Një gol i Muzakës, mes rrëmujës në zonën vlonjate në minutën e 83’ i kanë dhuruar vendasve 3 pikët që sipas të gjitha gjasave kanë vendosur gjithashtu edhe fatin e titullit kampion, që duket se do të rikthehet në duart e korçarëve. Veç gëzimit të golit, festimet janë pasuar edhe me momente ankthi, veçanërisht për mbrojtësin Osmani, që është parë të nxitojë drejt pankinës, aty ku ambulanca nxitoi të japë ndihmën e shpejtë për vëllain e futbollistit pasi ka rënë nga tribuna gjatë festimit të golit.

Osmani ka shkuar pranë të njohurit të tij disa çaste, ndërsa lotët nuk kanë munguar në sytë e tij. Menjëherë pas kësaj ngjarje, Osmani është zëvendësuar nga Ilir Daja, ndërsa lojtari ka vrapuar për të shkuar në spital pranë të njohurit të tij, për të qenë pranë tij në këto momente të vështira. Largimi i ambulancës është shoqëruar me duartrokitjen e spektatorëve në stadium.

Article Logic
Execution time: 0.0039300918579102