INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Momente TENSIONI, studentët e Universitetit Politeknik përplasen me dekanin dhe policinë [VIDEO]

Momente TENSIONI, studentët e Universitetit Politeknik përplasen me dekanin dhe policinë [VIDEO]

Publikuar më: 12:28 09-01-2019

Studentët po protestojnë edhe përgjatë ditës së sotme. Në ditën e tretë të protestës për këtë vit, studentët janë përplasur me pedagogët si dhe me rojet e Universitetit Politeknik të Tiranës, por menjëherë më pas ka ndërhyrë edhe policia.

Studentët janë përballur gjithashtu dhe me Dekanin Jorgaq Kacani në korridor.

Përballja ndodhi pak minuta pasi studentët, kanë nxjerrë jashtë fakultetit karrige dhe banka dhe rojet janë detyruar të thërrasin policinë në ndihmë. Akuza e studentëve si shkak për këtë konflikt, ka shkuar për dekanin e fakultetit i cili sipas tyre i ka kërcënuar ata për të vazhduar mësimin dhe të ndaluar protestën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391