INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Kolumbi ka një qytet me emrin “Albania”, por a ka lidhje me shqiptarët [FOTO]

Në Kolumbi ka një qytet me emrin “Albania”, por a ka lidhje me shqiptarët [FOTO]

Publikuar më: 13:06 09-01-2019

Nëse mendoni se vetëm ne njihemi në botë me emrin Albania e keni gabim.

Në Kolumbinë e largët ka një vend që mban emrin Albania. Po, po është e vërtet dhe këtë me siguri e dinë shumë pak shqiptarë.

Qyteti me emrin “Albania” është qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira, në Detin e Karaibeve.

Emri i provincës ka qenë Calabacito dhe u ndryshua në “Albania” në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira.

Komisari i vendosi provincës emrin “Albania” për shkak se gruaja e tij quhej Alba.

Megjithatë ekziston dhe një version tjetër sipas të cilit thuhet se komisari i vendosi emrin duke iu referuar vendit tonë.

Popullsia e Albanian është një popullsi relativisht e re e përbërë nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave. 29% e tyre e konsiderojnë veten autoktonë ndërsa 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë.

3.PNG

a2.jpg

a1.png

 

 

 

albaia.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881