INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kolumbi, rrëmbehet mbesa e shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez

Kolumbi, rrëmbehet mbesa e shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez

Publikuar më: 14:15 01-11-2018

Pesë milionë dollarë kërkohen për lirimin e Melissa Martínez García, mbesa e Gabriel García Márquez, fitues i Çmimit ‘Nobel’ për Letërsi dhe autori i romanit të famshëm “Njëqind Vjet Vetmi”.

Ajo u zhduk më 23 gusht, ndërsa udhëtonte në një makinë në drejtim të qytetit kolumbian të Santa Marta.

Gjenerali Fernando Murillo, kreu i menaxhimit të policisë kolumbiane kundër rrëmbimeve të personave, tha se është një rast tepër kompleks, por në dy kontakte të vetme telefonike, rrëmbyesit kanë konfirmuar se duan pesë milionë dollarë shpërblim.

Për momentin, autoritetet kanë ofruar deri në 100 milionë pesos, të barabartë me rreth 33 mijë dollarë, me shpresën e marrjes së informacionit që çon në gjetjen e rrëmbyesve.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154