INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1.5 km nga finishi, makina çan rrethimin dhe përplas kryesuesin e garës

1.5 km nga finishi, makina çan rrethimin dhe përplas kryesuesin e garës

Publikuar më: 17:25 18-09-2018

Ka përfunduar në tragjedi “Medellin Flowers Marathon”, gara e gjysmë-maratonës e zhvilluar në qytetin kolumbian të Medellin. Lideri i kësaj gare është përplasur me një makinë 1.5 kilometra larg finishit.

Ai ndodhet i shtruar në spital me plagë të shumta dhe jashtë rrezikut për jetën, por një person tjetër ka ndërruar jetë gjatë kohës që garonte, për shkak të infarktit.

Sipas mediave lokale, atleti kenian Joseph Kiprono, fitues i kësaj gare edhe një vit më parë, ishte në krye të maratonës kur u përplas nga një makinë, që theu një bllokim rrugor që ishte vendosur nga policia.

Atletit iu dha menjëherë në vendngjarje ndihma e parë dhe më pas 30-vjeçari u transportua në spital me dëmtime të shumta në trup. Kjo maratonë, pas incidentit që pati Kiprono, u fitua nga një tjetër atlet kenian, Daniel Muindi.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432