INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama kërcënon studentët dhe rektorët, shkoni në mësim se do humbisni vitin shkollor

Rama kërcënon studentët dhe rektorët, shkoni në mësim se do humbisni vitin shkollor

Publikuar më: 11:39 09-01-2019

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim të fortë jo vetëm për studentët por edhe pedagogët dhe rektorët e Universiteteve. Studentët duhet të kthehen në mësim në të kundër rrezikojnë edhe vitin shkollor tha prerë kreu i qeverisë. Ndërsa rektorëve dhe sekretarive ju kërkoi që të zbatojnë vendimet e qeverisë sa i përket tarifave të studimit. Studentët rrezikojnë të humbasin vitin shkollor. Paralajmërimi është lëshuar nga kryeministri Edi Rama.

Edi Rama:
“Pengmarrësit e protestës, që përdorin mjete zdrukthëtarie një protestë, duke gozhduar dyer, apo që përdorin mjete rrugaçërie duke bërë presion për ata që duan të bëjnë mësim, po pengojnë shumicën të zhvillojë mësimin. Kjo rrezikon ti çojë punët keq, madje rrezikon të bëhet mësimi në korrik e gusht e madje rrezikohen që disa të humbin vitin shkollor. Është e nevojshme që universitet të reagojnë”.
Kreu i qeverisë kishte një mesazh të prerë edhe për rektorët, pedagogët dhe sekretaritë e universiteteve.
Edi Rama:
“Ju s’keni sytë që t’ju dalin, se të gjithë të tjerat janë të qarta si drita e diellit, vendimet janë transmetuar për të gjithë rektoret dhe dekanët që qeveria do të paguajë 50% të tarifës për të gjithë studentët. Këtë edhe bufat e parkut të Liqenit Artificial e kanë marrë vesh e nuk e kanë marrë vesh sekretaritë e universitete. Për mendimin tim kjo është e qëllimte. Ka pedagogë që nuk duan të bëjnë mësim. Refuzojnë të bëjnë mësim. Po preferojnë që ti lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë kafeve. Dhe dekanët që nga rektori i UT bëjnë lojën e nondajës”.
Në takimin e parë për këtë vit të platformës së bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë vendosi të bëjë publike dhe një bisedë me studentët që ka zhvilluar me studentët, ku për një pjesë të madhe kishte këtë vlerësim.
Edi Rama:
“Mbrëmë kisha një shkëmbim armesh me një masë studentësh që më mësynë në whatsupp që bëmë një dialog me disa qindra që jam përgjigjur në kushtet e një shkëmbimi pa dorashka. Ku sigurisht ka patur lloj lloj prurjes që nga më vulgare pa asnjë shenjë përpjekjeve prindërore për të dhënë edukatën bazë e deri tek më prekëset që nga informueset dhe më të angazhuarit”.

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391